Zgjim përrallor (Prozë poetike)
Një hap, dy, tre, deri te ai vend ku m’i shkarkove ca kujtime të mira. Bile ende e ndjej aromën e afërsisë, aromë që shëron plagë, fashitë dhembje e zgjon dashuri.
E heshtja u zgjua nga shtrati heshtak. Ç’zgjim i mirë, zgjim përrallor. Strehëve të zgjimit, varur ishin kujtimet e shkrira në mallëngjime, ato pikonin shpresa përmbi gjethet e zverdhura të stinës së shirtë.
Sa e hapa almanakun, më dolën para sysh ndjesitë e mbledhura, si një tubim që pret fjalimin e fjalësit. Në një skaj të panoramës, hija zbulon fshehjen, rrethuar nga spektatorët imagjinativ.
Në atë pikë të trehapëshit tim, ishe t`i, shëruese e plagëve të mia, gjethe shprese nëpër degët e mallit të mallnuar.
Një hap, dy, tre, deri te vendi ku psherëtimat lidhen nyje me ofshamat e lagura. Cak ku puthja është më shumë se puthje e dashuria më shumë se dashuri…
Bilall Maliqi
(18 dhjetor 2016)


