Ja çfarë thotë Azemi pas pesë golave që shënoi
Ilir Azemi është rikthyer furishëm pas lëndimit që kishte pësuar në vitin 2014. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Ilir Azemi, ka shënuar pesë gola në fitoren prej 17:0 të Greuther Furth ndaj Burgfarrnbach.
Pas ndeshjes, Azemi është shprehur tejet i lumtur që u rikthye në fushë, teksa ka thënë se do të punojë shumë që të rigjejë sa më shpejt formën e mirë.
“Ishte një ndjenjë e madhe të jem përsëri në fushë për një ndeshje. Unë e di se do të vazhdoj të luftojë dhe ende më pret një punë e gjatë para meje”, ka deklaruar Ilir Azemi pas ndeshjes. /Express/


