Eko Higjiena

Daku: Fitorja ndaj Serbisë më e madhja në karrierë

/ 2 minuta lexim
HW

Për “Panorama Sport”, ka folur sulmuesi i kuqezinjve, Mirlind Daku i cili u shpreh se Shqipëria sheh veç nga ndeshja e radhës, duke e cilësuar njëkohësisht fitoren në Serbi si më të rëndësishmen në karrierë.

Pesë fitore, dy barazime në shtatë ndeshjet e fundit. Si e sheh ecurinë e Kombëtares në këtë periudhë?

Mendoj se vetë rezultatet tregojnë qartë punën që po bëjmë. Kemi kaluar një periudhë të mirë, me përkushtim dhe sakrifica, dhe kjo po reflektohet në fushë.

Shpresoj që të vazhdojmë në të njëjtin ritëm edhe në dy ndeshjet e fundit, që ta mbyllim këtë cikël sa më bukur dhe t’i bëjmë të gjithë shqiptarët krenarë.

ARKATANA

Si e përjetove personalisht fitoren kundër Serbisë?

Për mua është fitorja më e madhe në karrierën time. Duke marrë parasysh gjithçka, rrethanat, historinë e gjithçka tjetër, e konsideroj si fitoren më të bukur dhe të veçantë.

Kosova ecën në një rrugë të ngjashme me Shqipërinë. Mendon se është gati për në play-off?

Po, mendoj se Kosova e meriton plotësisht të jetë në garë për play-off. Uroj me gjithë zemër që ta realizojë këtë ëndërr, sepse do të ishte një arritje historike. Do të ishte fantastike që si Shqipëria ashtu edhe Kosova të ishin në një Kampionat Botëror.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.