Fundamenti

Gongu i zgjimit (prozë poetike)

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Po bie gongu i zgjimit mbi botën time të përgjumur. Nuk e di sa kam fjetur, e mjekra flet se muaj e ndoshta edhe vite kanë ikur.

Përgatitem për rrugë, e nis kalërimin me ditët e trishtueshme,zogjtë ma masin peizazhin në kalendar, duke mos lejuar vendnumërimin. Lidhem me ditët që kryqëzohen në pikturën e kohës, pamja më del e kuqërremtë. Hingëllimat nga fushëbeteja bartin drejt meje jehona historie.

Nuk mund ta di se a patën kuptim të gjitha ato që bënë ata mbi ne e as ajo që pësuam ne nga ata.

ARKATANA

Për të gjitha kurrë nuk pati arsye. Gongu i zgjimit nuk pushon, e unë vërshoj si një valë, kapërcej mbi ditët e trishtueshme, kap një velë kohe e nisem plotësisht i zgjuar, të bëhem vetja.

Ramadan Mehmeti