UBT

Kryeministri Kurti uron ditëlindjen ish-kongresistit amerikan me prejardhje shqiptare, Joe Dioguardi dhe bashkëshortes së tij, Shirley

/ 3 minuta lexim
HW

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në organizimin e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane në shënim të ditëlindjes së 85-të të Joseph DioGuardit, ish-kongresistit amerikan, dhe bashkëshortes së tij, Shirly që sivjet feston ditëlindjen e 75-të.

“Çdo shqiptaro-amerikan, pavarësisht pikëpamjeve apo përkatësive politike, e pranon këtë të vërtetë të thjeshtë: Joe DioGuardi luajti një rol qendror në sjelljen e zërit të shqiptarëve në politikën amerikane në një kohë vendimtare për Kosovën. Ai ishte personi që u hapi dyert e politikës amerikane shqiptarëve, kur jo shumë njerëz ishin të interesuar të dëgjonin për vuajtjet tona në ish-Jugosllavi”, u shpreh kryeministri Kurti në fjalën e tij përshëndetëse.

Ai lartësoi rolin dhe mbështetjen e bashkëshortes së z. DioGuardit, Shirley, e cila kishte organizuar seanca dëgjimore në Kongres dhe Senat, informuar ligjvënës që nuk dinin asgjë për Kosovën dhe shkruar artikuj të panumërt që shpjegonin gjendjen tonë të vështirë dhe luftën tonë për liri.

FIDANISHTJA

“Së bashku, Joe dhe Shirley lobuan te Presidenti Clinton për të ndaluar gjenocidin në Kosovë, duke u siguruar që Bosnja mos të përsëritej; mbrojtën UÇK-në si një ushtri çlirimtare me një kauzë të drejtë, jo si një grup terrorist; bindën administratën Bush se pavarësia e Kosovës nuk duhej të vonohej dhe në vitin 2008 kjo u bë realitet; dhe deri më sot, ata kanë punuar pa u ndalur në Uashington DC për të siguruar që përgjegjësia të vendoset aty ku i takon – mbi ata që minojnë paqen dhe sigurinë”, tha kryeministri.

Të dyve u uroi përzemërsisht ditëlindjen dhe u dëshiroi shëndet dhe gëzim.Kryeministri gjithashtu shprehu mirënjohje dhe falënderim për punën dhe angazhimin e pazëvendësueshëm të Bordit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane: Në emër të popullit të Kosovës, përkulem me mirënjohje. Ju jeni pjesë e historisë sonë, ju formësuat lirinë tonë dhe do të mbeteni përgjithmonë pjesë e së ardhmes sonë.

Në këtë ngjarje kryeministri ishte i shoqëruar nga zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi dhe konsulli i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në New York, Blerim Reka.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.