Mobi Casa

Arti i Zeqirja Rexhepit rikthehet në Berat me një ekspozitë që flet për kujtesën, identitetin dhe emocionin

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Piktori me përmasa ndërkombëtare Zeqirja Rexhepi ka hapur ekspozitën e tij personale në Galerinë e Arteve “Edward Lear”, në Qendrën Kulturore “Margarita Tutulani” në Berat, duke sjellë para publikut një cikël prej mbi 40 veprash që shpalosin fuqinë shprehëse të një artisti me identitet të veçantë krijues.

Ekspozita nuk paraqet thjesht një koleksion pikturash, por një rrëfim të thellë artistik, ku çdo vepër bart kujtesë, emocion dhe përvojë jetësore. Përmes një gjuhe figurative të pasur, kompozimeve dinamike dhe një harmonie të fuqishme koloristike, Rexhepi ndërthur figurat e stilizuara të muzikantëve me ndjesinë e nostalgjisë, duke krijuar një dialog mes së kaluarës, së tashmes dhe universales. Peneli i tij shndërrohet në një gjuhë që komunikon përtej fjalëve, ndërsa ritmi vizual i veprave e fton vizitorin në një përjetim estetik dhe emocional.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 12 korrik 2026, duke u ofruar artdashësve mundësinë të njihen nga afër me krijimtarinë e një prej artistëve më të vlerësuar shqiptarë në arenën ndërkombëtare, i cili vazhdon ta promovojë kulturën dhe identitetin shqiptar përmes artit bashkëkohor.

Piktori me përmasa ndërkombëtare, Zeqirja Rexhepi, vazhdon ta prezantojë denjësisht artin dhe kulturën shqiptare në hapësirat më prestigjioze artistike. Së fundmi, në Galerinë e Arteve “Edward Lear”, në Qendrën Kulturore “Margarita Tutulani” në Berat, ai hapi ekspozitën e tij personale, duke sjellë para publikut mbi 40 vepra që pasqyrojnë identitetin, emocionin dhe fuqinë shprehëse të krijimtarisë së tij.

Punimet e ekspozuara përfaqësojnë një trashëgimi artistike dhe emocionale, të karakterizuara nga një teknikë e gjallë dhe energjike kompozimi, ku figurat e stilizuara të muzikantëve ndërthuren me nostalgjinë, ritmin dhe harmoninë vizuale. Ekspozita do të jetë e hapur për vizitorët deri më 12 korrik 2026.

Zeqirja Rexhepi, ambasadori i artit shqiptar: Nga Berati në skenën ndërkombëtare me ekspozita që promovojnë Kosovën

FIDANISHTJA

Rexhepi, i cili së fundmi 2025, u nderua edhe me çmimin “Artisti i Vitit” në fushën e arteve pamore nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan, e cilësoi këtë vlerësim si një nga nderimet më domethënëse të karrierës së tij.

“Është nder dhe respekt kur merr këtë çmim të vlefshëm në vendlindje. Faleminderit Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, komisionit vlerësues dhe Shoqatës së Artistëve Pamorë për nominimin. Faleminderit Gjilanit”, ka shkruar artisti.

Me një karrierë të ndërtuar në Kanada dhe në shumë vende të botës, Zeqirja Rexhepi konsiderohet një nga ambasadorët më të denjë të artit kosovar në arenën ndërkombëtare. Piktor, ligjërues universitar, dizajner dhe skenarist filmash, ai ka promovuar identitetin kulturor shqiptar përmes ekspozitave, muraleve monumentale, projekteve artistike dhe angazhimit akademik, duke e shndërruar artin në një urë komunikimi mes Kosovës dhe botës.

Veprimtaria e tij është dokumentuar në dokumentarë, analiza dhe botime të shumta ndërkombëtare, ndërsa çdo ekspozitë e re përbën një dëshmi se arti mbetet një nga format më të fuqishme të diplomacisë kulturore. Përmes penelit dhe krijimtarisë së tij, Zeqirja Rexhepi vazhdon ta prezantojë Kosovën me dinjitet, duke dëshmuar se kultura dhe arti janë ambasadorët më jetëgjatë të një kombi./rajonipress/