ARKATANA

Nën ndikim të alkoolit sulmon me thikë bashkëvendësin

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Policia e Kosovës në Kamenicë ka pranuar një informatë se në fshatin Berivojcë ka ndodhur një incident. Njësitet patrulluese policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se pas një mosmarrëveshje që kanë pasur mes tyre i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës e ka sulmuar viktimën po ashtu shqiptar shtetas i Kosovës me një mjet të mprehtë-thikë duke e goditur një herë në pjesën e sipërme të krahut të djathtë.

Viktima ka kërkuar ndihmë mjekësorë në Qendrën Emergjente në Gjilan ku edhe posedon raportin mjekësor. Incidentit besohet t`i kenë paraprirë motivet e ulëta, dhe se i dyshuari besohet të kenë qenë nën ndikim të alkoolit.

FIDANISHTJA

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të shqiptohet masa e ndalimit prej 48 orëve. Rasti në procedohet në Gjykatë njoftoj policia e Gjilanit./rajonipress/