Alarm në Livoç të Epërm: Zhduken dy vajza të mitura, policia nis hetimet
Gjilan – Dy vajza të mitura janë raportuar të zhdukura në fshatin Livoç i Epërm të Gjilanit, pasi kishin dalë së bashku dhe që nga ajo kohë familjarët nuk kanë informacione për vendndodhjen e tyre.
Rasti është raportuar më 16 tetor 2026, në orën 23:50, ndërsa, sipas informatave të familjarëve, dy të miturat janë larguar së bashku dhe nuk dihet se ku ndodhen.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për të përcaktuar vendndodhjen e vajzave.
Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rastin./rajonipress/

