United Hospital

Sekuestrohen 53 kilogramë marihuanë në Velekincë, arrestohen dy persona

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Policia ka arrestuar dy persona në fshatin Velekincë të Gjilanit, pasi gjatë kontrollit të dy shtëpive dhe objekteve përcjellëse janë gjetur dhe konfiskuar 53 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Dy persona janë arrestuar në fshatin Velekincë të Gjilanit, nën dyshimin për blerje, posedim dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur më 16 tetor 2026, rreth orës 21:40, kur Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Sektori Qendror, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka ndërmarrë një operacion policor.

UBT KOSOVE

Gjatë këtij operacioni, policia ka kontrolluar dy shtëpi dhe objektet e tyre përcjellëse. Gjatë kontrollit, në njërën prej automjeteve është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 53 kilogramësh substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Përveç substancës së dyshuar narkotike, policia ka konfiskuar edhe dy telefona mobilë dhe dy automjete me targa vendore.

Dy të dyshuarit, meshkuj shtetas të Kosovës, janë intervistuar nga organet kompetente dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet nga organet e drejtësisë nën dyshimin për veprat penale që lidhen me narkotikët. Të dyshuarit prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim gjyqësor të formës së prerë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.