Gashi do t’i bënte mirë Veronës
Sulmuesi shqptar, Shkëlzen Gashi është i përkryer për skuadrën italiane Veronën.Sulmuesi shqiptar është kandidat për tu transferuar në Serinë A ku e kërkon edhe Torino.
Megjithatë te veronezët sipas www.tuttomecatoweb.com mund të shërbente për skemat e Xhixhi Del Nerit.
Verona luan me rreshtimin 4-4-2 dhe Shkëlzen Gashi do të jepte kontributin e tij, si në të majtë të sulmit dhe në qendër në mbështetje për kapitenin Luka Toni.
27-vjeçari pritet të largohet nga Bazeli ku i është kthyer e pamundur të luajë rregullisht. Gashit i duhet të aktivizohet më tepër, për të qenë gati edhe për Euro 2016 ku Shqipëria do të marrë pjesë të njëjtin grup me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë. /Telegrafi/


