Në Tugjec të Kamenicës ndalohen dy persona për gjueti të kundërligjshme
Kamenicë – Ankuesi Shqiptar shtetas i Kosovës i ka raportuar Policisë së Kosovës në Kamenicë se derisa ishte në kryerjen e detyrës si menagjues i vendgjuetis në rrethinat e fshatit Tugjec ka hasur në dy persona të dyshuar shqiptar shtetas të Kosovës që operojnë nëpër malet për rreth fshatit Tugjec, në gjueti të kundërligjshme, pa leje përkatëse ditore të gjuetisë si dhe pa dokument anëtarësimi vjetor.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit cili urdhëron që rasti të hetohet nga njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Kamenicës njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


