Hidromorava - Gjilan

Juventusi pendohet që e la Zhegrovën jashtë listës së Evropës

/ 2 minuta lexim

Edon Zhegrova pritej të largohej nga Juventusi gjatë verës, pavarësisht disa paraqitjeve të mira në fazën përgatitore.

Për këtë arsye, klubi torinez nuk e përfshiu në listën e lojtarëve për Ligën e Evropës.

Megjithatë, sipas “TuttoJuve”, ky vendim tashmë po shihet si një gabim nga bardhezinjtë, përcjell “Gazeta Express”.

Uje Dea

Zhegrova ka treguar përmirësim që nga fillimi i sezonit dhe paraqitjet e tij mund t’i kishin ndihmuar Juventusit edhe në garat evropiane.

Klubi e konsideron kosovarin një lojtar të rëndësishëm, por nuk do të mund ta përdorë atë në Ligën e Evropës deri në fazën tjetër të kompeticionit.

Lëndimi i Conceiçãos ia hap rrugën Zhegrovës

Lëndimi i Francisco Conceição mund t’ia japë Zhegrovës mundësinë të luajë më shpesh nga minuta e parë në ndeshjet e kampionatit italian.

Deri më tani, kosovari ka qenë më efektiv kur është aktivizuar në pjesën e dytë.

Në ato momente, mbrojtësit kundërshtarë janë më të lodhur dhe driblimet e tij nga krahu i djathtë mund të bëhen vendimtare.

Tani, Juventusi shpreson që ai ta dëshmojë veten edhe si titullar dhe ta shfrytëzojë mundësinë e krijuar nga mungesa e Conceição.

Zhegrova duhet ta shfrytëzojë rastin

Paraqitjet e fundit të Zhegrovës kanë bërë që Juventusi ta rishikojë vlerësimin për të.

Përjashtimi nga lista për Ligën e Evropës duket gjithnjë e më shumë si një vendim i gabuar, por tani fokusi është te kontributi i tij në Serie A.

Shpejtësia, driblimet dhe aftësia për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjeve mund ta bëjnë Zhegrovën një armë të rëndësishme për bardhezinjtë.

Tashmë, gjithçka varet nga kosovari: ai duhet ta shfrytëzojë mundësinë për të fituar më shumë hapësirë dhe për të dëshmuar se e meriton një rol më të madh në skuadrën torineze. /Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.