United Hospital

Kurti pas takimit me kancelarin austriak: Kosova është gati për statusin e vendit kandidat në BE

/ 2 minuta lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se është takuar me kancelarin federal të Austrisë, Christian Stocker, në Shën Stefan, ku kanë diskutuar për prioritetet e qeverisë në mandatin e ri dhe avancimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik në fushën e energjisë, hekurudhave dhe teknologjisë digjitale, ku kompanitë austriake dhe diaspora kosovare po investojnë gjithnjë e më shumë.

“Në Vjenë u takuam vetëm dy ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit, ndërsa këtë mëngjes në Shën Stefan në detin Adriatik biseda me kancelarin federal të Austrisë, Christian Stocker, u përqendrua në prioritetet e qeverisë në mandatin e ri dhe avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe.

UBT KOSOVE

Biseduam për mundësitë konkrete të bashkëpunimit ekonomik: energji, hekurudha dhe teknologji digjitale, sektor në të cilin kompanitë austriake dhe mërgata jonë po investojnë gjithnjë e më shumë.

Para katër muajsh mes tjerash folëm për dy hapa konkretë: integrimin në SEPA dhe zonën roaming të BE-së. Për të parin tashmë kemi përmbushur edhe kushtin e fundit, me tërësinë e ligjeve të nevojshme, dhe për të dytin presim nisjen e negociatave së shpejti.

Mbështes deklaratën e Kancelarit Stocker se Bashkimi Evropian nuk është i plotë, i sigurt dhe i qëndrueshëm pa Ballkanin Perëndimor dhe se të gjithë kandidatët duhet të trajtohen njëlloj, me të njëjtat kushte. Në bazë të meritës, Republika e Kosovës është gati për avancim në rrugën evropiane, statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave.

Pas 3:1 në Vjenë dhe 1:1 në Prishtinë, po afrohemi edhe në futboll”, ka shkruar Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.