Eko Higjiena

Gjuan me armë, arrestohet gjilanasi

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Polica e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë se në rrugën ”Halim Orana“ në Lagjen Dardania II Gjilan, ka ndodhur një gjuajtje me armë. Pas daljes në vendin e ngjarjes patrulla ka takuar personin e dyshuar A.B. (1982) me vendbanim në Gjilan.

Patrulla ka bërë kontrollimin e vendit të ngjarjes dhe me këtë rast kanë gjetur shtatë(7) gëzhoja të kalibrit 9mm të cilat dyshohet se janë gjuajtur nga arma e llojit EKOL Jackal Dual Compact, kalibrit 9mm.

UBT

Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Njësiti i Forenzikës të Stacionit Policor të Gjilanit ku kanë bërë tërheqjen e dëshmive nga vendi i ngjarjes si: shtatë(7) gëzhojat në fjalë, si dhe është bërë konfiskimi i armës së lartëcekur.

Me vendim të prokurorit në Departamentit për krime te rënda, rasti procedohet në procedurë të rregullt në Gjykatë njoftoj policia e Gjilanit./rajonipress/