Mehmedi kërcënon Barcelonën
Admir mehmedi është gati për ndeshjen kundër Barcelonës.
Sulmuesi i Bayer Leverkusenit, Admir mehmedi insiston se është gati për ndeshjen kundër Barcelonës, që do të zhvillohet sonte në Gjermani.
Mehmedi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është gati për ndeshjen e sontme.
“Barcelona, unë jam gati”, shkruan Mehmedi.
Kujtojmë se Mehmedi këtë edicion është një nga golashënuesit më të mirë në Ligën e Kampionëve, pasi në 5 ndeshje ka shënuar 4 gola dhe renditet i 6’ti. /Express


