Mobi Casa

Një komandat i ri në mesfushën kuqezi – ngritja e Juljan Shehut me Shqipërinë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Emri i tij në listën e lojtarëve të ftuar nga përzgjedhësi Sylvinho për dy ndeshjet e muajit mars ndaj Anglisë dhe Andorrës për kualifikimet e Botërorit 2026 erdhi si një befasi e madhe për tifozët.

Bëhet fjalë për Juljan Shehun i cili tek Shqipëria erdhi pa shumë zhurmë, por që tani i ka bërë të gjithë të flasin falë paraqitjeve të tij në fushë.

Ndaj Anglisë, Shehu nuk mori fare minuta por që ndaj Andorrës u aktivizua nga minuta e parë përkrah Kristjan Asllanit duke pasur një paraqitje shembullore.

Ai e mbylli ndeshjen ndaj Andorrës me 123 pasime të kompletuara me një saktësi prej 93 për qind, teksa fitoi edhe katër duele në fushë.

Juljan Shehu

Kjo paraqitje e tij e bindi Sylvinhon që ta ftojë atë sërish edhe në grumbullimin e qershorit, ku kësaj radhe ai tashmë veçse e siguroi fanellën e titullarit.

Në barazimin 0-0 ndaj Serbisë në “Air Albania”, Shehu ishte një ndër lojtarët më të spikatur në fushë duke ndërprerë pothuajse çdo aksion të kundërshtarëve.

ARKATANA

39 pasime të kompletuara, pesë duele të fituara, tri spastrime dhe tri ndërhyrje ishin statistikat që regjistroi 27-vjeçari në atë takim.

Teksa rezultati nuk ishte pozitiv për Shqipërinë në duelin ndaj Letonisë në udhëtim (1-1), e njëjta nuk mund të thuhet për paraqitjen e Shehut.

Statistikat e Juljan Shehut

Në këtë sfidë ai kompletoi 89 pasime me një saktësi prej 93 për qind, kompletoi 10 topa të gjatë, pati dy duele të fituara, dy ndërprerje të aksioneve dhe një ndërhyrje.

Ndeshje pas ndeshje, Shehu kështu e “betonoi” vendin e tij në formacionin bazë të Sylvinhos edhe për ndeshjet e muajit që lamë pas ndaj Letonisë dhe Serbisë.

Paraqitjet e tij fantastike vazhduan edhe gjatë këtij grumbullimi e kësaj radhe u shpërblyen edhe me fitore të kombëtares, pasi Shqipëria mori pikët e plota nga të dyja ndeshjet.

Pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara, Shqipëria numëron 11 pikë dhe zë vendin e dytë me shanse reale për të arritur ‘play-off-in’, kjo nuk do të ishte e mundur pa “luftën” që shfaqi në fushë Shehu së bashku me bashkëlojtarët e tij./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.