Fundamenti

Duka zbulon se ia ofroi Besnik Hasit drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka ka dalë në një konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme (e premte) duke prekur një sërë çështjesh sa i përket të ardhmes së bankinës kuqezi.

I pari i FSHF-së ka treguar fillimisht se pse kontrata e përzgjedhësit Sylvinho ishte deri në qershor dhe jo deri në mars.

Më pas, Duka zbuloi se si bankina i është ofruar ish-legjendës shqiptare, Besnik Hasit, por ky i fundit u tërhoq duke zgjedhur të drejtonte Anderlechtin.

Legjenda e madhe italiane nuk e përjashton mundësinë të marrë drejtimin e Shqipërisë

HW

“Në fakt, mbase kontrata në fillimin e saj duhej të ishte në përfundim të ndeshjeve të Play-Off. Ne kishim rënë dakord deri në dhjetor. Nuk mund të bënim një kontratë deri në mars, do të ishte demotivuese edhe për skuadrën. Deshëm të përçonim një mesazh që mund të shkojmë në Botëror, ndaj kontrata është deri pas përfundimit të Botërorit”, ka thënë fillimisht Duka.

“E para duhet të bindesh veten që mund të arrish. Këtë frymë mund të transmetosh te ambienti dhe skuadra. Nuk besoj se kemi bërë keq, se siç e keni parë në fushën e lojës, kemi bërë paraqitje të mira. Kontrata deri në qershor ishte për të treguar se do të jemi në Botëror”.

“Trajner shqiptar? Kam ofruar realisht të paktën një herë, i cili ka qenë Besnik Hasi. Në momentin e fundit kur ishim në finalizimin e kontratës, Besniku u tërhoq sepse ia ofroi Anderlechti. Padyshim e kam menduar dhe padyshim e mendoj”.

“E para i kam ofruar trajnerit aktual nëse ka dëshirën për të vazhduar, pastaj janë edhe kushtet nëse kënaqen palët. Kjo gjë do të ndodhë para se të vijnë ndeshjet e qershorit”, përfundoi i pari i FSHF-së. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.