Nga dygolëshi ndaj Muric te spektakli me Kosovën, Zhegrova po rikthehet në versionin e tij më të mirë
Ylli i Kosovës Edon Zhegrova duket se e ka gjetur formën më të mirë ndërsa ka për synim të vazhdojë me të njëjtin ritëm.
Që kur realizoi ndaj Sassuolos së Aro Muric atë dygolëshin, Zhegrova ka zhvilluar paraqitje pozitive radhazi për t’i dëshmuar Spallettit se e meriton një vend tek “Zonja e Vjetër”.
Zhegrova faktikisht me të njëjtin nivel përformoi edhe me Kosovën, ku u vlerësua me notën mbi 7 në përballjet ndaj Irlandës, Austrisë dhe Izraelit, si dhe ishte lojtari i ndeshjes të dielën mbrëma ndaj austriakëve me notën 8.5.
“SofaScore” e ka vlerësuar me një notë të përgjithshme prej 7.85 në këto gjashtë ndeshjet e fundit.
Në anën tjetër, Zhegrova tani do të udhëtojë për në Itali si dhe pritet të jetë i gatshëm menjëherë për vikend, kur Juventusi do të përballet me Cagliarin.
Së fundmi, edhe trajneri Luciano Spalletti deklaroi se nëse “Zhegrova përmirësohet edhe pak, do të jetë top lojtar”./Telegrafi/


