KKVITI

Qeveria lëshon pe, i kërkon mejdan opozitës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Qeveria e Kosovës për herë të parë pas nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë në gusht të këtij viti, ka bërë hapin e parë drejt normalizimit të raporteve me partitë opozitare, duke iu bërë thirrje publike për dialog në tejkalimin e krizës.

Ky hap i kryeministrin Isa Mustafa, duket se ka ardhur si rezultat i takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Jon Kerry, i cili kërkoi dialog për tejkalimin e krizës.

Uji Dea

Por pavarësisht kësaj, tri subjektet opozitare nuk kanë shprehur gatishmëri për të dialoguar me Qeverinë. Ato kërkojnë nga drejtuesit e Qeverisë ta bëjnë më të qartë se për çka duan të flasin, pasi sipas opozitarëve, Qeveria duhet të vendosë se cilin nga opsionet e dhëna nga opozita do ta pranojë: tërheqjen nga marrëveshjet, organizimin e referendumit, apo shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.

Kryeministri Isa Mustafa ka deklaruar se do t’i bëjnë ftesë opozitës për zgjidhjen e çështjeve përmes dialogut. /zeri/