UBT

Parashikimi i motit për sot dhe ditët e ardhshme në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot stabil, me diell dhe mjaft i ngrohtë për këtë periudhë kohore në mesditë. Mëngjesi do të jetë paksa i ftohtë sidomos në zonat me mjegull, ndërsa dita me diell dhe ngrohtë.

Temperaturat nga 0 gradë Celsius në ato zona me mjegull deri në 19 gradë Celsius maksimalet. Ka gjasa që mjegulla të fillojë të largohet gjatë ditës në zonat ku ka ngecur për disa ditë.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e diela pritet të karakterizohet me mor pothuajse pranveror në gati të gjitha viset. Mëngjese vende-vende i ftohtë, por dita e ngrohtë për këtë periudhë kohore për shkak të rrymimeve ajrore nga jugu.

E hëna sjellë ndryshim të motit. Fillimisht në veri të Shqipërisë dhe Mal të Zi priten vranësira të cilat do fillojnë të shoqërohen me reshje e rrebeshe shiu herë pas here intensive. Pastaj edhe në jug të Shqipërisë dhe perëndim, veriperëndim e veri të Kosovës.

KKVITI

Të Martën reshje e rrebeshe shiu do të përfshijnë të gjitha viset si Kosovën, Shqipërinë Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi. Reshje të dendura shiu priten në shumë pjesë të Kosovë dhe shumë pjesë të Shqipërisë do të ketë kushte për stuhi të fuqishme shiu me rrebeshe mjaft intensive me vetëtima dhe bubullimë.

Reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së mërkurë.

Reshjet do të jenë të shpeshta dhe nganjëherë mjaft intensive dhe mund të ketë edhe vërshime të shpejta në shumë pjesë të Shqipërisë, por duke mos përjashtuar edhe Kosovën sidomos në Dukagjin./MeteoBallkan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.