Uji Dea

Vrasjet e fundit në Kosovë, Miftaraj kritikon Qeverinë: E kanë kthyer jetën në kronikë të zezë, jeta e njeriut vlen veç një votë në ditën e zgjedhjeve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar lidhur me rastet e fundit të vrasjeve dhe gjendjen politike në vend.

Miftaraj ka përmendur vrasjen e një gruaje shtatzënë, një gruaje 80-vjeçare dhe një 15-vjeçari, duke kritikuar institucionet për situatën e krijuar, transmeton lajmi.net.

“E kanë kthyer jetën në kronikë të zezë, ku jeta e njeriut vlen vetëm një votë në ditën e zgjedhjeve”, ka shkruar Miftaraj.

Ai ka kritikuar edhe qeverisjen dhe institucionet e vendit, duke përmendur, siç i quan ai, “qeveri të kundërligjshme”, “president kundërkushtetues” dhe deputetë që, sipas tij, nuk po e kryejnë punën e tyre.

Miftaraj ka renditur ndër problemet kryesore vrasjet, vdekjet, korrupsionin dhe kundërligjshmërinë.

Në fund të reagimit, ai ka kritikuar edhe zyrtaret Albulena Haxhiu dhe Arbërie Nagavci, duke bërë pretendime për banesat dhe shtëpitë e tyre dhe mënyrën e financimit të tyre.

United Hospital

Postimi i plotë:

Vritet gruaja shtatzanë, vritet e moshuara 80 vjeçare, vritet i mituri 15 vjeçar.

E kane kthyer jeten ne kronikë të zezë, ku jeta e njeriut vlen vetem nje vote ne diten e zgjedhjeve.

Shtet me qeveri te kunderligjshme, me president kunder kushtetues qe shperndan shtetesi per njerez qe kane punuar kunder shtetit te Kosoves, me deputete te Kuvendit qe te vetmen pune qe e bejne jane pagat qe marrin per punen qe nuk e kryjne.

Vrasje, vdekje, korrupsion, kunderligjshmeri, poshtersi gjithandej.

Me rendesi qe Albulena Haxhiu dhe Arberie Nagavci ta gezojne jeten e re ne banesen dhe shtepine e tyre te re qindra mijera Euro nga paga e buxhetit te varfer te shtetit te varfer te Kosoves.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.