HW

Miftaraj për emërimet e Kurtit: E pakuptimtë, mund të vlejnë vetëm disa javë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka thënë se kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, po bënë keqpërdorim të pozitës zyrtare përmes emërimeve të reja në Qeverinë në detyrë, duke kërkuar që institucionet kompetente të reagojnë.

Miftaraj e cilësoi të pakuptimtë emërimin e zëvendësministrave të rinj në një qeveri me mandat të kufizuar, duke theksuar se çdo kabinet i ri qeveritar do të duhet të bëjë emërime të reja.

‘’Është e pakuptimtë të emërohen ministra apo zëvendësministra të rinj kur dihet se me formimin e qeverisë së re do të ketë një kabinet të ri dhe do të lëshohen dekrete të reja. Këto emërime mund të vlejnë vetëm disa javë”, tha ai në KlanKosova.

HW

Sipas Miftarajt, një qeveri në detyrë nuk ka mandat të plotë për të qeverisur, por vetëm për të administruar vendin, ndërsa emërimet e tilla bien ndesh me parimet e sundimit të ligjit dhe të qeverisjes së mirë.

Ai tha se këto veprime po bëhen për t’i sistemuar politikisht individë të caktuar dhe jo për interesin e qytetarëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.