UBT

Shqipëria s’u jep pasaporta gjithë shqiptarëve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shqipëria nuk ka “shuar etjen” e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit të shtetit amë për t’iu dhënë atyre pasaportën shqiptare, ndonëse Parlamenti i Shqipërisë për këtë çështje kishte nxjerrë dhe aprovuar një ligj.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka thënë për “Zërin” se ka interesim të madh për ta pasur një pasaportë të Shqipërisë nga të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë.

Por, ndonëse është aprovuar ligji që mundëson këtë gjë, ambasadori Minxhozi ka thënë se është e pamundur që pasaporta dhe shtetësia shqiptare t’u jepet të gjithëve.

Uji Dea

“E rëndësishme është që ne duhet të marrim pasaportën e shqiptarizmit, në kuptimin që të jemi njerëz të dinjitetshëm, si andej kufirit ashtu edhe këndej të kontribuojmë në anëtarësimin në familjen evropiane”, ka thënë Minxhozi.

I pyetur se sa ka pasur kërkesa nga kosovarët në Ambasadën e Shqipërisë për të marrë shtetësinë dhe sa prej tyre u është dhënë shtetësia, ambasadori Minxhozi ka konfirmuar se është një numër i madh.

“Ka shumë, numri nuk ka ndonjë interes të veçantë, por ka shumë që kanë kërkuar”, ka thënë ambasadori shqiptar në Kosovë, duke bërë me dije se rregullat për marrjen e shtetësisë shqiptare janë të vendosura me ligj dhe nuk mund të shkelet ligji./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.