HW

Haradinaj: Pushteti i ka dhënë shenja Speciales se s’janë të interesuar për ata në Hagë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj, ka folur për gjyqin e dytë të Hashim Thaçit, mbi akuzat për pengim drejtësie, ku akuzohet edhe Isni Kilaj, i cili është liruar dje me kusht.

Haradinaj e ka akuzuar rëndë Gjykatën Speciale, për shantazh ndaj Kosovës, e kësisoj ka hedhur kritika edhe ndaj Qeverisë së udhëhequr nga VV-ja e Albin Kurtit, transmeton Klankosova.tv.

Hidromorava

“Kjo gjykatë nuk ka ligje të Kosovës. E provokon, e fyen, e shantazhin Kosovën. Nuk i jep llogari kërkujt. Ish dashtë me i jep Kosovës. Por fatkeqësisht, ky pushtet nuk i kërkoi asnjëherë llogari zyrtare. Përkundrazi, ju ka dhënë shenja që s’janë as të interesuar për ata njerëz”, u shpreh ai në Klan Kosova duke iu referuar disa arsyeve.

“Përderisa i zvogëlon ndihmat për mbrojtje, përderisa nuk e aranzhon asnjë ekip të pavarur qe me bo monitorime. Doli me një reagim, në një datë, kur Kosova do të kërkonte llogari kryeministrit dhe gjithë aparatit shtetëror, zbardhjen e vrasjes së rastit të Astrit Deharit. Ishte pikërisht ajo ditë, kur e qiti qysh e ka bo një kërkesë dhe ka garantu për lirimin e tyre. Dhe e ka marrë një përgjigje se nuk e ka faktu që mundesh me foru sigurinë dhe ky nuk ka çu prova të reja mo”, tha tutje Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.