Fundamenti

Pacolli: Kosova po mbetet peng i interesave klanore, jo i zhvillimit të shtetit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga periferia dhe pa asnjë interes partiak, po e shoh me zhgënjim të madh se politika në Kosovë vazhdon të dominohet nga interesa personale, klanore dhe partiake, shpesh në dëm të qytetarëve dhe të vetë shtetit ka shkruar Behgjet Pacolli.

Postimi i plotë:

Sot më shumë flitet për pushtet, patriotizëm të rremë dhe përplasje politike, sesa për zhvillim ekonomik, mirëqenie dhe të ardhmen e vendit. Fatkeqësisht, mungon vullneti për bashkëpunim serioz në interes të Kosovës.

Uji Dea

Unë nuk arrita t’i realizoj synimet e mia sepse besoja në ndershmëri, meritokraci, respekt dhe zhvillim, vlera që kjo kulturë politike nuk i pranon lehtë.

Jam i bindur se shoqëria jonë do të vazhdojë të përballet me shumë mangësi, pikërisht për shkak se ide të rëndësishme, të propozuara vite më parë, nuk u zbatuan. Një shembull është propozimi im para 20 vitesh për zgjedhjen e Presidentit nga populli, i cili atëherë u refuzua me kritika të shumta, ndërsa sot pothuajse të gjithë pajtohen se ishte një domosdoshmëri.

Apeli im për qytetarët është i thjeshtë: lini anash inatet dhe retorikat boshe. Votoni njerëz me integritet, vizion dhe përgjegjësi, njerëz që punojnë për qytetarët ( nese i gjeni ata ) dhe jo për interesat e ngushta partiake./rajonipress/