ARKATANA

S’ka gatishmëri politike

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Partitë politike nuk kanë treguar vullnet që të ulen dhe të diskutojnë për tejkalimin e gjendjes së krijuar në Kosovë mbi bazën e një projekt-marrëveshjeje të prezantuar nga deputetët, Vjosa Osmani e Ilir Deda.

Ky projekt i deputetëve Osmani e Deda synonte që t’i ulte partitë në pushtet dhe opozitën në një tavolinë, ku do të diskutonin mbi bazën e një projekt-marrëveshjeje, e cila parashihte zgjidhje për mospajtimet e krijuara.

Bëhet fjalë për zgjidhjen e propozuar mbi marrëveshjen që Qeveria e Kosovës ka arritur me Serbinë për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe atë me Malin e Zi për Demarkacionin, të cilat opozita i konsideron tërësisht të papranueshme.

Deputeti Ilir Deda, i cili i takon Lëvizjes “Vetëvendosje”, por që nuk i ka mbështetur veprimet e këtij subjekti politik në Kuvend, siç ishin hedhja e gazit lotsjellës dhe protestat e dhunshme, thotë për radion “Evropa e Lirë” se partitë politike janë të njoftuara me projektin, por nuk kanë dhënë sinjale gatishmërie që ta diskutojnë atë së bashku.

“Në takimet, të cilat ne i kemi zhvilluar, asnjë nga akterët politikë nuk i ka hedhur poshtë idetë e marrëveshjes apo nuk na është thënë që këto janë të papranueshme, megjithatë përmes prononcimeve publike janë dhënë mesazhe tjera. Unë vetëm mund të konkludoj se edhe ashtu një ditë kjo krizë politike do të përfundojë me dialog ndërmjet Qeverisë dhe opozitës dhe me marrëveshje ndërmjet tyre”, thotë Deda.

Gjatë prezantimit të projektit deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka kohë që prezanton qëndrime tjera krahasuar me politikat që zbaton lideri i LDK-së dhe kryeministri Isa Mustafa, pati thënë se ideja është që palët të gjejnë zgjidhje kushtetuese, e cila do të votohej në Kuvend në formën e rezolutës.

Për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, lënda është në Gjykatën Kushtetuese me kërkesën e parashtruar nga presidentja Atifete Jahjaga, e cila ka kërkuar interpretimin e parimeve të marrëveshjes, për të vërtetuar nëse janë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Eco Higjiena

Sipas idesë së deputetëve Osmani e Deda, kjo Gjykatë fillimisht duhet të plotësohet me dy gjyqtarë vendorë dhe më pas të marrë vendim. Madje, parashihet që nëse Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk sjell ndonjë zgjidhje, atëherë çështja t’i kalohet edhe Komisionit të Venedikut.

Kurse, për Demarkacionin me Malin e Zi parashihej formimi i një komisioni të ri vlerësues, duke i dhënë opozitës një rol shumë më të fuqishëm. Deputetja Vjosa Osmani, thotë se propozim-marrëveshja është e hapur të negociohet.

“Ky është një propozim që mund të shërbejë si pikënisje me shpresën se do t’i bashkonte liderët politikë, madje jo vetëm ata shqiptarë, por edhe të pakicave nëse kanë interesim që të bashkohen, të diskutohet rreth përmbajtjes së marrëveshjes, e cila mund të ndryshohet, negociohet, shtohet, sepse këto pika janë shumë të thjeshta”, deklaron Osmani.

Propozimi i deputetëve, Osmani e Deda, sipas analistit të Institutit Demokratik të Kosovës, Albert Krasniqi, mund të jetë bazë për diskutim, por ka nevojë për plotësime.

Po ashtu, Krasniqi thotë se një ide e tillë kërkon edhe një ndërmjetësues, i cili do t’i ulte partitë në pushtet dhe opozitën në tavolinën e negociatave.

Megjithatë, edhe Krasniqi nuk sheh tash për tash ndonjë interesim dhe gatishmëri nga subjektet politike për këtë dialog./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.