Mobi Casa

Agani: LDK-ja na ftoi edhe më 9 shkurt, por atëherë e refuzova

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka ftuar PD-në për bashkëpunim jo vetëm në zgjedhjet aktuale, por edhe në ato të 9 shkurtit. Këto komente i bëri në Tëvë1.

Agani tha se ftesa e LDK-së për zgjedhjet e tanishme ka qenë e drejtpërdrejtë dhe politike.

“Ftesa që i është drejtuar Partisë së Drejtësisë nga kryetari i LDK-së ishte një ftesë politike. Kryetari i LDK-së e ka ftuar PD-në për t’u bashkuar në garën politike dhe ne e kemi pranuar”, tha ai.

ARKATANA

Ai zbuloi se një ftesë e ngjashme ishte bërë edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit, por atëherë ai kishte vendosur ta refuzonte.

“Me ju thënë të drejtën, LDK-ja i ka bërë ftesë PD-së në zgjedhjet e 9 shkurtit – ftesë personale nga kryetari i LDK-së – por unë atë ftesë e kam refuzuar sepse kam dashur të formuloj ‘Koalicionin për Familje’. Këtë e kam sqaruar edhe me kryetarin e LDK-së”, deklaroi Agani.

Agani theksoi se në situatën aktuale politike, bashkëpunimi me LDK-në është vendim i qëllimshëm dhe i koordinuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.