Fundamenti

Policia e Gjilanit arreston një të dyshuar me 16 paketime të substancave narkotike

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Policia e Kosovës përmes rrugëve operative ka ardhur deri te informata të qëndrueshme se i dyshimti U.S.(1994) posedon substancë narkotike.

Ai është ndalur dhe kontrolluar nga Policia ku gjatë kontrollimit ju ka gjetur një qese e cila në brendësi kishte 16 ( gjashtëmbëdhjetë ) paketime të vogla me substancë narkotike me peshë 8.8 gram, që besohet se ishin të gatshme për shitje.

Substanca narkotike që dyshohet të jetë substancë e llojit marihuan, i është konfiskuar në cilësi të provave.

FIDANISHTJA

Me urdhër te Prokurorit te shtetit është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me akt vendim të Prokurorit të Shtetit ai është ndalur për 48 orë.

Lënda me të gjitha shkresat i dorëzohet Prokurorisë Themelore, Departamenti për Krime të rënda njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/