AR Katana

“Shokuese, rruga më e keqe, ka pasur rrugë të tjera”, Limaj kritika PDK’së për kthimin e ligjit për Specialen

/ 2 minuta lexim

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka cilësuar si “goxha shokuese” atë që ka ndodhur lidhur me ligjin, duke kritikuar mënyrën se si është vepruar dhe duke thënë se ka pasur alternativa të tjera.

Duke folur në emisionin “Pressing”, Limaj ka thënë se nuk ka informacione të mjaftueshme se si është arritur deri te kjo situatë, por ka vlerësuar se është zgjedhur rruga më e keqe.

“Është goxha shokuese kjo që e pamë sot”, ka deklaruar Limaj.

AR Katana

“Mënyra se si e kanë zgjedhur me bërë këtë veprim nuk e di, nuk kemi informacione si ka ardhur këtu, është zgjedhur rruga më e keqe”, ka thënë Limaj.

Ai ka thënë se, nëse synimi ka qenë që ligji të ndiqte një procedurë tjetër, presidentja mund ta dekretonte atë dhe më pas të ndërmerreshin hapa për plotësimin apo ndryshimin e tij.

“Nëse kanë dashtë me shku në atë rrugë, presidentja me dekretu ligjin, e pastaj me hy me plotësu ndryshu ligjin…Ose ndonjë amandament problematik kanë mujtë me ja dhënë presidentes dhe ajo me kthy ligjin me disa amandamente që kërkon me u plotësu ligji, me një arsyetim të qartë”, tha Limaj.

Sipas tij, ai “ligj Kushtetues nuk bëhet”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.