Në fshatin Bllatë të Kamenicës policia konfiskon 3 kg substanca narkotike
Kamenicë – Policia e Kosovës përmes rrugëve operative ka ardh deri te një informatë, se në fshatin Bllatë komuna e Kamenicës i dyshuari Shqiptar shtetas i Kosovës është në posedim të një sasie të substancës narkotike.
Në konsultim me prokurorin, hetuesit e Policisë së Kosovës njësiti anti drogë nga shtabi qendror që veprojnë në Gjilan, zhvillojnë një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit I.S. (1963), me që rast në dhomën e fjetjes gjendet një valixhe me 6 (gjashtë) paketime të substancës narkotike të llojit Marihuanë me peshë rreth tre (3) kilogram njoftoj Ismet Hashani.
Të dyshuarit pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, nga ana e prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 h. Rasti nën hetime./rajonipress/


