Policia realizon arrestime në Zhegër e Gjilan
Gjilan – Në fshatin Zhegër në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.
Edhe në Gjilan në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Viti është arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicės.
Kurse në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Viti me ED.nr.808/2015 është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicės./rajonipress/


