ARKATANA

Arrestohet hajni që vodhi instalimin e rrymës, zbulohet zinxhiri edhe i vjedhjeve tjera

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Policia e Kosovës është njoftuar për një rast “vjedhje e rëndë”. Nga hetimet e para besohet se janë vjedhur, instalimi i rrymës në vlerë të konsiderueshme.I dyshuari i A.J. (1989) ka shkuar te shtëpia e viktimës e cila është në ndërtim e sipër dhe ka hyrë në ketë shtëpi ku besohet të ketë vjedhur instalimin e rrymës për tërë shtëpinë.

I dyshuari instalimin e rrymës e ka shitur te një Deponi që grumbullon “skrap”në Gjilan në rrugën Qarkore.

Fundamenti

I dyshuari më 19.11.2015 është arrestuar nga Policia e Kosovës, ai është intervistuar në prezencën e mbrojtësit të tij, dhe gjatë intervistimit janë gjetur prova të qëndrueshme ku besohet se ai e ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” me këtë rast është zbuluar një zinxhir vjedhjesh edhe katër raste të ndryshme si “Vjedhje të Rënda” dhe Vjedhje.

Me urdhër të prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Rastet veç e veç procedohen në prokurori ka njoftuar Ismet Hashani zëdhënës i policisë./rajonipress/