ARKATANA

Aksident i rëndë në rrugën Qarkore, lëndohen katër persona

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në rrugën Qarkore në këndin e lagjes të njohur si “Hasan Remniku” sonte në orët e mbrëmjes është shkaktuar një aksident i rëndë trafiku ku lëndime kanë pësuar katër persona.

Në orët e vona të martën ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku kanë pësuar katër persona derisa tre të tjerë pas tretmanit në emergjencë janë liruar në shtëpi.

Uji Dea

Rastin për rajonipress e ka konfirmuar edhe Elmina Mahmuti e cila tha se dy vetura janë ndeshur njëra me tjetrën shkaku i shpejtësisë së madhe.

Sipas Mahmutit katër veta për shkak të lëndimeve janë duke u trajtuar në emergjencë./rajonipress/