UBT

Arrestohen dy shqiptarë nga Prekovci e Ramnishta

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në dy raste të ndara policia ka arrestuar dy persona të kërkuar nga gjykata . I pari është arrestuar një Ramnihstë të Vitisë kurse i dyti në Prekovc të Novobërdës.

Në fshatin Ramnishtë të Vitisë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.

UBT

Kurse në fshatin Prekovc të Novobërdës me datën, kohën dhe vendin e lartshënuar është arrestuar personi mashkull shqiptar, në bazë të urdhëresave. I njëjti është dërguar në burgun e Gjilanit për vuajtjen e dënimit prej 23 ditësh./rajonipress/