Kapen hajnat që vodhën 200 euro nga një qytetar në tregun e kafshëve
Viti – Me 12 nëntor 2015 rreth orës 10:40 te tregu i kafshëve në fshatin Drobesh, komuna e Vitisë dy të dyshuarit I.B. (1976) dhe F.H. (1958) që të dy shqiptar shtetas të Kosovës në bashkëveprim, ankuesit S.Z. (1936), besohet se ja kishin vjedhur portofolin në të cilin viktima kishte 200 euro.
Të dyshuarit janë identifikuar nga policia e Kosovës, njësitet hetuese nga stacioni policor në Viti, ata janë arrestuar fillimisht dhe më pastaj janë intervistuar në stacionin policor në Viti.
Pasi janë dëgjuar nga prokurori i shtetit janë gjetur fakte të qëndrueshme se ata e kanë kryer veprën në fjalë dhe me vendim të prokurorit atyre u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë njoftoj Ismet Hashani zëdhënës i policisë./rajonipress/


