Eko Higjiena

Në Stanqiq e Rogoqicë policia kufitare konfiskon mall të kontrabanduar

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Policia kufitare në dy raste në ndara në Rogoqicë e Stanqiq ka konfiskuar mall të kontrabanduar.

Në fshatin Rogoqicë raportohet se nga njësiti policor është ndalur automjeti – furgon Ford Tranzit që drejtohej nga i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë.

Gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti transportonte mall komercial pa dokumentacion përkatës. Me urdhër të prokurorit malli konfiskohet dhe i dorëzohet Doganës për procedura të mëtutjeshme. Nuk raportohet për të arrestuar.

Fundamenti

Edhe në fshatin Stanqiq të Gjilanit raportohet se nga njësiti policor është ndalur automjeti Isuzu që drejtohej nga i dyshuari mashkull shqiptar. Gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti transportonte mall komercial pa dokumentacion përkatës.

Me urdhër të prokurorit malli konfiskohet dhe i dorëzohet Doganës për procedura të mëtutjeshme. Nuk raportohet për të arrestuar njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/