ARKATANA

Konfiskohet mall i kontrabanduar në Novosellë të Kamenicës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në fshatin Novosellë të Kamenicës njësiti policor gjatë kontrollit në brezin kufitar ka ndaluar një automjet VË Kombi me targa civile që drejtohej nga i dyshuari mashkull shqiptar.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij është konstatuar se i dyshuari ishte duke transportuar pemë – fidanë të pemëve të ndryshme pa dokumentacion përkatës.

Hidromorava

Automjeti së bashku me mallin është konfiskuar dhe është dorëzuar në doganë, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës./rajopnipress/