Edhe borxhli edhe e therr me thikë viktimën
Gjilan – Policia e Kosovës është informuar se në fshatin Pogragje ka ndodhur një rast “Lëndim Trupor”. Deri te rasti në fjalë besohet se ka ardhur në çastin kur i dyshuari dhe viktima që janë në lidhje familjare (kushërinj) kanë pasur mosmarrëveshje lidhur me pagesën e një mëditje, të cilën i dyshuari ka qenë dashur t`ia paguaj viktimës e si rezultat i fjalosjes në një moment i dyshimti nxjerrë thikën dhe e godet një herë viktimën në këmbën e djathtë në pjesën abdominale duke ia shkaktuar një plagë me thellësi rreth 3-4 cm.
Policia e Kosovës me 07.11.2015 rrethe orës 18:40, kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin dhe si dëshmi është gjetur edhe mjeti (thika) e cila është përdorur në lëndimin e viktimës, i dyshuari është intervistuar në prezencën e mbrojtësit të tij.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari ndalohet në qendrën e ndalimit për 48 orë. Rasti procedohet në Gjykatë ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/


