Mobi Casa

Në Zhegër e Gjilan policia arreston personat e kërkuar nga Gjykata

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në Zhegër e Gjilan policia e Kosovës ka arrestuar personat e kërkuar nga Gjykata të cilët menjëherë janë dërguar në burgun e Smrekovnicës dhe të Gjilanit.

Në fshatin Zhegër të Gjilanit në bazë të urdhëresave të lëshuara nga gjykata, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit në kohëzgjatje prej shtatë ditëve.

FIDANISHTJA

Edhe në Gjilan në bazë të urdhëresave të lëshuara nga gjykata, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekovnicës./rajonipress/