Një muaj paraburgim ndaj të pandehurit Leotrim Zejnullahu
Gjilan – Të mërkurën një gjyqtar i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit Leotrim Zejnullahu në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.
I pandehuri Leotrim Zejnullahu shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se me datë 01.11.2015 në orën 12:50 minuta, në fshatin Tërpezë të Komunës së Vitisë, nga pakujdesia më vetëdije ka shtënë të drejtim të motrës së vet, duke e lëndë të vdekur.
Me këtë i pandehuri ka kryer veprat penale vrasje nga pakujdesia dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Paraburgimi ndaj të pandehurit Leotrim Zejnullahu sipas këtij aktvendimi i llogaritet prej datës 03.11.2015 deri më datë 03.12.2015.
Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij aktvendimi në Gjykatën e Apelit./rajonipress/


