Dhunë familjare në fshatin Gjylekarë të Vitisë, arrestohet sulmuesi
Viti – Ankuesja femër shqiptare shtetase e Kosovës ka raportuar në Policinë e Kosovës në Viti se derisa ishin me veturë me burrin e saj, duke udhëtuar kanë filluar të fjaloseshin mes vete, pastaj i dyshimti e kishte kapur për flokë dhe për fyti ankuesen, derisa vetura ishte në lëvizje, ankuesja kishte hapur derën e veturës që të kërkoj ndihmë nga disa persona që i kishte vërejtur në rrugë, dyshohet se i dyshimti e ka shtyrë viktimën nga vetura me ç’rast ajo ka pësuar lëndime të rënda trupore njoftoj policia.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili urdhëron që i dyshimti të ndalet në mbajtje për 48 orë.
Rasti procedohet në Prokurori tha zëdhënësi i policisë Ismet Hashani./rajonipress/


