Uji Dea

Grabitet një i moshuar në Gjilan, policia arreston grabitësit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Me 1 nëntor 2015, Polica e Kosovës është informuar për një rast ‘grabitje’ që kishte ndodhur pranë një banke në qytetin e Gjilanit ndaj një qytetari të moshuar mashkull shqiptar shtetas i Kosovës (71) vjeçar. Njësitet e hetimeve pranë stacionit policor në Gjilan, pas një pune mirë të organizuar operative, me 2.11.2015, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit XH. K. (1994) dhe K. I. (1999).

Të dyshuarit, shqiptarë shtetas të Kosovës, janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës ku janë gjetur fakte të qëndrueshme që besohet se të dy kanë kryer veprën ‘grabitje’ që kishte ndodhur një ditë më parë ndaj viktimës së lartcekur.

Nga hetimet e bëra besohet se të dyshuarit kanë arritur që viktimës t’ia grabisin kartelën e bankës dhe nga llogaria e tij i kishin tërhequr 350€.

Në cilësinë e provës materiale, nga të dyshuarit janë konfiskuar 300 (treqind) euro.
Gjatë kryerjes së grabitjes, njëri nga të dyshimtit është therur me thikë në shpinë nga viktima.

Hidromorava

I dyshuari XH. K. fillimisht kishte kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin rajonal në Gjilan, nga ku është larguar me të kuptuar se personeli i spitalit veç e kishte lajmëruar Policinë, i njëjti më vonë është lokalizuar dhe arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës njësitet e hetimeve të stacionit policor të Gjilanit.

Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari Xh. K. është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, po ashtu është arrestuar edhe i dyshuari i dytë K. I. i cili po me vendim është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 24 orë.

Rasti i kompletuar procedohet në Prokurorinë e shtetit njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/