Pa më puthur parreshtur
Sa vjeshta ka ardhur e shkuar, t`i s’ je shfaqur, a unë syve tu të shkruar veten tim, kam kërkuar
Shpresash nuk jam braktisur
as kur trungjesh jam prerë
a degësh thyer
Kam shprushur secilën lule
e s’ të kam parë
në çdo pëshpërimë ere
damarëve jam tharë
Gjetheve të rëna skutave diku je fshehur
e nuk të kam gjetur
Në një nga ditët e vona të kësaj stine
papritur syve të mi si ëndërr mbine
krejt çka pata mbet pas shpine
Ç’kisha për t’ thënë harrova
liqejve të shpirtit tënd treta
brenda buzëve diku mbeta
ç’u gurëzova
Kot më preke
nën qiellin e hapur më nxore
po s’ më shpërgjume
pa më puthur parreshtur një jetë të lume
Sabit Rrustemi


