Eko Higjiena

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare mësuesi dhe veterani i arsimit, Halil Mushica

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Është ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare një nga figurat më të respektuara të arsimit, mësuesi dhe veterani i arsimit shqiptar, Halil Mushica.

Halil Mushica do të kujtohet si simbol i dijes, sakrificës dhe dashurisë së pakushtëzuar për arsimin dhe atdheun. Urtësia, kujtimet dhe fjala e tij mbeten një frymëzim i përhershëm për breza të tërë nxënësish që ai i edukoi me përkushtim të rrallë.

Ai ishte një njeri i pendës dhe mendjes së ndritur, patriot i përkushtuar dhe edukator shembullor, i cili për më shumë se katër dekada i shërbeu arsimit, duke ndriçuar rrugën e dijes për mijëra nxënës dhe duke i udhëhequr ata drejt vlerave kombëtare e njerëzore.

Jeta dhe vepra e tij përbëjnë një dëshmi të gjallë të përkushtimit të palëkundur ndaj dijes dhe kombit.

I lindur në vitin 1930, Mushica vinte nga një familje me traditë patriotike, çka ndikoi thellë në formimin e tij si veprimtar dhe aktivist i palodhur. Ai nuk qëndroi kurrë indiferent ndaj çështjeve kombëtare dhe historike, duke ngritur vazhdimisht zërin për ruajtjen e kujtesës kolektive.

HW

Në veçanti, ai ishte një zë i fuqishëm në thirrjen për mosharresën e figurave të rëndësishme historike, si gjeneralmajori Veli Dedi dhe akademiku Ali Hadri.

Në rrëfimet e tij, Mushica shpesh theksonte rëndësinë e nderimit të këtyre personaliteteve, duke rikujtuar se figura e Veli Dedit është vlerësuar edhe ndërkombëtarisht, ndërsa në vendin tonë ende nuk ka marrë vëmendjen e merituar.

Me një kujtesë të jashtëzakonshme për ngjarjet historike, ai rrëfente për luftën e Kikës dhe Poliqkës, si dhe për shumë zhvillime të tjera të rëndësishme, duke i përcjellë ato tek brezat e rinj si një pasuri e çmuar historike.

Halil Mushica mbetet një figurë e ndritur e arsimit dhe e çështjes kombëtare, një emër që do të jetojë gjatë në kujtesën kolektive si shembull i dijes, përkushtimit dhe atdhedashurisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.