Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për kanosje brenda 24 orëve
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur gjatë 24 orëve të fundit dy aktakuza ndaj dy personave, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kanosja”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, brenda kësaj periudhe janë ngritur gjithsej dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale të kanosjes.
Rastet janë proceduar nga organi i akuzës në kuadër të punës së tij për trajtimin e veprave penale dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj personave të dyshuar për cenim të sigurisë dhe integritetit të personave të tjerë.
Prokuroria Themelore në Gjilan vazhdon trajtimin e rasteve penale në përputhje me kompetencat dhe procedurat e përcaktuara me ligj./rajonipress/


