Mot i nxehtë sot
Moti sot do të jetë kryesisht me diell, me vranësira të pakta, kryesisht në zonat malore.
Temperatura minimale: 10–14°C
Temperatura maksimale: 28–32°C Era: E lehtë deri mesatare, kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi rreth 1–6 m/s.
E diel, 16 gusht 2026
Moti nesër pritet të jetë kryesisht me diell dhe me pak vranësira rreth relievit malor.
Temperatura minimale: 10–14°C
Temperatura maksimale: 28–33°C
Era: E lehtë deri mesatare, kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi rreth 1–6 m/s.
Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike
Kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme. Megjithatë, gjatë orëve të mesditës, për shkak të temperaturave që mund të arrijnë deri në 33°C, mund të ketë ngarkesë të shtuar termike.
Në aspektin agrometeorologjik, kushtet do të jenë të favorshme për zhvillimin dhe pjekjen e kulturave bujqësore. Ndërkaq, temperaturat e larta dhe mbizotërimi i motit të thatë do të rrisin nevojat për ujë të kulturave bujqësore, veçanërisht të perimeve, misrit dhe pemëve frutore.


