Aksidentalisht humb jetën një 52 vjeçar
Gjilan – Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një incident që kishte ndodhur në fshatin Bosce Komuna e Kamenicës.Njësitet Patrulluese me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se viktima serbë shtetas i Kosovës me banim në fshatin Boce Komuna e Ranillugut, S.J. (1963) gjersa ishte duke lëvruar në arën e tije me traktor ishte rrokullisur.
Patrulla ka dal në vendin e ngjarjes dhe kanë vërtetuar se viktima ishte pa shenja jete, ku disa bashkëfshatar të tij e kishin nxjerr nga traktori njoftoj Ismet Hashani për rajonipress.
Mjeku nga shtëpia e shëndetit në Kamenicë e ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit kufoma i dorëzohet familjareve te tij. Rasti i referohet NJHR-së, për hetimin e rrethanave të këtij incidenti të rëndë ka njoftuar Ismet Hashani zëdhënës i policisë në Gjilan./rajonipress/


