Fundamenti

Ja kush e bëri Thaçin të duket një lider i vërtetë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Për të gjithmonë është i rezervuar një vend. Eskorta e zv.kryeminsrit, Hashim Thaçi, nuk niset kurrë, pa u siguruar se Astrit Ibrahimi, është me ta.Dikush nga stafi i ngushtë i ministrit të Punëve të Jashtme, edhe mund të mungojë në vizitat e tij qoftë brenda apo jashtë shteti, por jo edhe ai.

Për Astritin, fotografin personal të Thaçi, gjithmonë është e rezevuar një ulëse në veturë apo një biletë aeroplani.

Astrit Ibrahimi, fotograf i zv.kryeministrit të Kosovës

Pak kush e njeh me emër Astritin. Një djalë i qetë, pa fjalë por puna e tij flet shumë. Mban me vete gjithmonë një foto-aparat, dhe qëndron në pritje të momentit për të nxjerrë me të mirën nga fotoja që ia bën shefit të tij, Hashim Thaçit.

ARKATANA

Me vonesë, megjithatë kryetari i PDK-së, e kishte kuptuar rolin që ka fotografia, prandaj kishte vendosur ta angazhojë një profesionist të kësaj fushe, raporton Magazina.al. Ata që ia propozuan Astiritin bënë zgjedhjen e duhur. Puna e tij e dëshmon këtë.

Fotografitë, sic thotë Astrit Gashi në një opinion të tij, janë mjeti esencial në ndërtimin e mitit. Tek Thaçi, duket se është arritur kjo.

Thaçi në fakt nuk është ashtu sic duket në foto. Mjeshtria e fotografit, bënë që ai të shihet një lider i vërtetë. Magazina.al

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.