ARKATANA

Ramadani: Agonia institucionale duhet të marrë fund

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputeti i Aleancës Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me situatën aktuale institucionale në vend, duke e cilësuar atë si një “agoni të pashembullt institucionale” në Kosovën e pasluftës.

Ramadani, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se vendi prej muajsh po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe se është e nevojshme që kjo situatë të përfundojë.

“Me muaj e muaj të tërë po jetojmë në një agoni të plotë institucionale. Nuk besoj se ka kush në këtë vend që mendon se nuk duhet të ndryshojë gjë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Agonia institucionale duhet të merr fund!

Eco Higjiena

Me muaj e muaj të tërë po jetojmë në një agoni të plotë institucionale.

Nuk besoj se ka kush në këtë vend që mendon se nuk duhet të ndryshojë gjë. Secila dhe secili, veç e veç dhe në tërësi, janë të bindur se diçka duhet të ndryshojë. Madje, edhe këta që udhëheqin jashtë-kushtetutës.

E qartë se secila dhe secili e ka bindjen e vet se si do të dukej ndryshimi. Për këtë, duhet të vendosin qytetarët e Kosovës.

Në çdo rast, premisa themelore është përfundimi definitiv i kësaj agonie. Kësaj agonie institucionale të pashembulltë në Kosovën e pasluftës.

Në situata të tilla, legjitimimi i elitës politike përmes zgjedhjeve është e vetmja rrugë e artë!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.