Fundamenti

Arta Bajrami ‘thumbon’ estradën: Të gjithë blejnë klikime, mashtrim ndaj publikut

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Këngëtarja Arta Bajrami ishte e ftuara e radhës në “Shok Podcast” me Fis Junikun, ku foli për karrierën e saj dhe për ndryshimet që ka pësuar skena muzikore shqiptare.

Arta kujtoi kohën kur këngët shqiptare sapo po fillonin të shpërndaheshin online.

“YouTube-ja ka filluar prej vitit 2006, 2007. Kur ka dalë asokohe kënga ‘Asnjë Milimetër’, fansat e mi kanë marrë një fotografi timen dhe e kanë publikuar. Menjëherë ka arritur një milion klikime. Mendoj që ka qenë kënga e parë shqiptare me fotografi që i ka bërë një milion”, tha ajo.

Por Arta nuk kurseu kritikat për mënyrën se si funksionojnë tani klikimet në YouTube.

Eco Higjiena

“Tani, a po mendon që klikimet janë reale? Nuk ka shans. E postojnë, dhe brenda natës arrin 100 mijë, 200 mijë. Kur të sheh të nesërmen, ka bërë dy milionë. Si i ka bërë? Tani të gjitha blihen”.

“Është mashtrim ndaj publikut”, shtoi ajo, duke lënë të kuptohet se industria ka ndryshuar dukshëm që nga vitet e hershme.

Arta nga ana tjetër po vazhdon të jetë aktive me muzikë, teksa i ka qëndruar besnike stilit të saj që nga fillimi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.